Video-Aksident në Berat/ Makina përfundon në kanal, zhduket shoferi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Video-Aksident në Berat/ Makina përfundon në kanal, zhduket shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të fshatit Drobonik në Berat.

 

Një automjet,tip Citroen,me targa AB 682 DN,ka humbur kontrrollin dhe ka dalë nga rruga,duke rënë në në kanal.Mësohet se mjeti ka rrëshkitur dhe ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe dhe kthesës së vështirë të rrugës.Burimet zyrtare të policisë komfirmojnë se automjeti rezilton të jetë në pronësi të një gruaje nga fshati Bardhaj,ndërkohë që në ë automjet udhëtonte një djalë,identiteti i të cilit nuk dihet ende pasi drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina dhe është larguar nga vendngjarja.

 

Advertisement

Të njëjtat burime konfirmojnë se edhe në Spitalin Rajonal të Beratit nuk është paraqitur për mjekim asnjë shtetas.Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit,për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e tij.

 

Dyshimet e para të policisë janë se drejtuesi i mjetit mund të ketë që pa patentë,adoleshent ose i dehur.Të gjitha këto dyshime lidhen me faktin se drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë pas aksidentit,ndërkohë që policia është duke u përpjekur të gjejë pronaren e mjetit,për të dëshmuar se kujt ja kishte lënë makinën.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy