Vizion Plus ka siguruar pamjet nga atentati në Shkodër, ku u vra me armë zjarri 36-vjeçari Elis Rroshkodol.
Mësohet se 36-vjeçari ishte duke pirë kafe në një lokal kur është qëlluar me armë nga një distancë e afërt.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isuf Sokoli” në ambientet e brendshme të lokalit.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar zonën. Ende nuk ka një deklaratë zyrate nga policia për shkaqet e vrasjes apo autorin e dyshuar.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Sakaq, emri i 36-vjeçarit nuk është i panjohur. Rroshkodoli në vitin 2023 ka plagosur me thikë një rumun dhe u arratis drejt Stambollit. Ndërsa në vitin 2014, është arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë.