Video/ 19-vjeçarja me COVID sjell në jetë foshnjen tek “Shefqet Ndroqi”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Video/ 19-vjeçarja me COVID sjell në jetë foshnjen tek “Shefqet Ndroqi”

Një 19-vjeçare, e cila është infektuar me koronavirus, ka sjellë në jetë fëmijën e saj në spitalin COVID 2, “Shefqet Ndroqi”.

Lajmin e mirë e ka dhënë mjekja Alma Cani, e cila ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet nëna e re me foshnjen e porsalindur, pagëzuar me emrin Noel.

Lindja është realizuar me sukses në ambientet e spitalit Covid 2, në bashkëpunim me mjekët e spitalit Obsetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.

“Mire se erdhe Noel në jete! Lindja jote na jep force! Në Spitalin “ Shefqet Ndroqi” Covid 2 ,lind 19 vjeçarja e semure me Covid 19. Realizohet lindja me sukses ne ambientet e spitalit Covid 2 ne bashkepunim te ngushte me koleget e spitalit Obsetrik – Gjinekologjik “ Koco Glozheni”. Urojme qe lajme te tilla te bukura t’i ndajme me ju cdo dite!Gezimi juaj eshte forca jone per ta vazhduar kete lufte deri në fund me fitore per Triumfin e Jetes!”

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy