Kryeministri Edi Rama foli gjatë bashkëbisedimit me qytetaret në Fier edhe për korrupsionin në sistemin e drejtesisë.

Për kreun e qeverisë, reformës në drejtësi I nevojitet ende kohë ndonëse sipas Ramës, vetting ka pastruar jo pak llumin në këtë sistem, raporton Vizion Plus.

Rama mori si shembull në këtë rastg gjyqtarën e Krujës që u arrestua apo edhe arrestimin e infermierës që abuzoi me pacientin tek “Shefqet Ndroqi”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I mirëkuptoj ata që ndihen të zhgënjyer nga reforma në drejtësi. Por nëse kemi durim do të kuptonin se sot është koha më shumë se kurrë që shqiptari duhet të ketë besim dhe shpresë. Nuk bëhet drejtësia duke thënë pse nuk fut në burg dhe atë.Te korrupsioni çështja është pak më e komplikuar sepse lufta kundër korrupsionit është faktikisht shtet-ndërtim. Pastrimi i llumit që ishte në drejtësi nuk është fjalë goje. Vettingu ka bërë një pastrim radikal. Ka akoma. Sot me sigurti ka ndodhur ndonjë krim në ndonjë gjykatë. Por ama ka ndodhur diçka shumë e rëndësishme. Një gjykatëse përfaqësuese e këtij llumi është sot para hekurave. Është dhënë mesazhi shumë i qartë nga institucionet e reja të drejtësisë që këtu ka një limit. Ishte shumë e pështirë të shikoje Tiren dhe të tjerët ne spital, por ama lajmi i mirë është që janë prapa hekurave. Tirja është fenomen i pandemisë së korrupsionit në 30 vjet, tha Rama.