Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjnai ka reaguar lidhur me propozimin e PD, për vettingun e politikanëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani thotë se vettingu duhet të fillojë nga kreu i PD, Lulzim Basha, i cili sipas tij, është politikani kampion me akuza penale në kurriz.
“Vetting politikanëve?
Që çke me të! E fillojmë nga Luli.
Është politikani kampion me akuza penale në kurriz. I akuzuar dy herë nga Prokuroria e shtetit, jo nga llafet e mediave as nga mallkimet e kundërshtarëve politikë. Të dyja akuzat janë të pagjykuara në substancë. Janë mbyllur për procedurë. Juristët e dinë mirë se këto akuza janë tç riaktivizueshme”, shkruan Manjani.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";