Gjykata e Kavajës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të lënë në burg 3 punonjëst e Policisë që u arrestuan pas ngjarjes në komisarist, ku humbi jetën 31 vjeçari Ilvi Meta.

 

Gjykata la në burg për shpërdorim detyre inspektorët Rushit Kola dhe Bexhet Berberi si dhe nenkomisarin Petrit Brahimaj. Tre punonjësit e policisë së Kavajës që u arrestuan pas vetëvrasjes së Ilvi Meta 31 vjeç, në një nga dhomat e izolimit, janë lënë në burg.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbi të arrestuarit rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, për të cilën organi akuzës kërkoi masën e sigurimit personal arrest me burg dhe që u pranua nga trupi gjykues. Ata akuzohen se nuk moren masa per te hequr nga veshjet e tij sende qe mund te shkaktojne vetevrasjen.

 

Ilvi Meta, i riu që i dha fund jetës duke u vetëvarur me lidhësen e kapuçit te bluzes në ambjentet e paraburginit, ishte arrestuar edhe më pare nga policia për të njëjtën vepër penale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për ngjarjes reaguan edhe familjarët të viktimës të cilët akuzuan policinë për dhunë duke refezuar të pranojnë mundësinë që 31-vjeçari të jetë vetëvarë