Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi doli në një deklaratë për mediat dhe sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama për minishengenin rajonal. Duke theksuar edhe një herë se Kosova është kundër kësaj nisme, Abazi e quajti Ramën bashkëpunëtor të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

 

“Shqipëria së brendshmi është zhytur në varfëri e pabarazi ekstreme, së jashtmi është vendosur nën sqetullën e Serbisë. Këto janë dy dimensionet e regjimit të Ramës: në politikën e brendshme punon për oligarkët, në politikën e jashtme punon për Vuçiçin. Aq fort është kapur Rama nga Vuçiçi, sa që ky i fundit bën edhe humor me kryeministrin e Shqipërisë, me batuta të hidhura që për temë kanë Kosovën, vendin ku para 20 vitesh qeveria e Vuçiçit ka kryer gjenocid. Nga projekte si Zona e Nova Sadit fitojnë oligarkët e importit, mafia ballkanike dhe Serbia. Ky projekt e vendos Shqipërinë nën dominimin ekonomik e politik të Serbisë, e largon nga interesat kombëtare dhe rrit pabarazinë dhe varfërinë. Ata që mbrojnë Zonën e Novi Sadit në Shqipëri janë politikanë që kanë braktisur kombin dhe Europën. Ata synojnë konsolidimin e pushtetit duke u afruar me Serbinë. Ndërkohë, Serbia ështe vendi i vetëm i rajonit që blen armatim kinez, që strehon baza ruse, dhe është pjesë e Unionit Ekonomik Euroaziatik, me qendër në Moskë. Afrimi i Shqipërisë me sferën kinezo-ruse sjell fitim për pak pushtetarë, bashkë me satelitët e tyre mediatikë dhe tajkunët ekonomikë, por jo për qytetarët e bizneset prodhuese të Shqipërisë, që bëhen edhe më të varfër.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Abazi u zotua se Vetëvendosje do të “shpëtojë” Shqipërinë nga lidhja dhe ndikimi serb, duke e drejtuar drejt BE-së.

 

“Edi Rama po sillet si sundimtar feudal i Shqipërisë. Në mes të verës, kur parlamenti është në pushim, pa asnjë konsultim publik, pa miratimin e kuvendit dhe të qytetarëve, pa transparencë, nënshkruan marrëveshje me Serbine e Aleksandar Vuçiçit. Kujtojmë që kjo është Serbia që mohon gjenocidet dhe krimet që ka kryer ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë të rajonit. Lëvizja VETËVENDSOJE! synon nxjerrjen e Shqipërisë nga “Zona e Novi Sadit” dhe futjen në rrugën e integrimit kombëtar dhe europian. “Zona e Novi Sadit” nuk mbështetet as nga Kosova, as nga Bosnje Hercegovina as nga Mali i Zi, të cilat janë të kërcënuara drejtpërdrejt nga politikat agresive të Serbisë. “Zona e Novi Sadit” nuk ka lidhje me Procesin e Berlinit! I themi jo mini-shengenit të Serbisë, dhe kërkojmë caktimin e minimumit jetik për Shqipërinë. Kërkojmë zhvillim dhe integrim, kombëtar dhe evropian!”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";