Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të garojë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Këtë të enjte “VV” në Shqipëri ka prezantuar dy candidate për deputete ne dy qarqe Tiranë dhe Lezhë.
Konkretisht në qarkun e Tiranës do të kandidojë drejtuesi i Vetevendosje në vendin tonë, Boiken Abazi ndërsa në Lezhë pedagogu Iliaz Shehu.
“Aktivistë të shumtë dhe qytetarë që na përkrahin në këto zgjedhje jam i bindur se ky është momenti i duhur. Ne i besojmë atyre dhe i falenderojmë të gjithë që po e çojnë përpara kandidaturën tonë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Qarku i Tiranës është zona zgjedhore që më kanë besuar kolegët, qytetarët dhe aktivistët që kanë nisur dhe grumbullimin e nënshkrimeve për zyrtarizimin e këtyre kandidaturave. Shqipëria është në një krizë shëndetësore, ekonomike institucionale e morale. Paraja kalon tranzit në Shqipëri. Ky kapital përqëndrohet në pak duar këtu në Shqipëri, në disa oligarkë” – u shpreh gjatë conferences për mediat Bojken Abazi.
Në ditët në vijim “VV” do të prezantoje të tjerë kandidate për zgjedhjet e 25 prillit.