
Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar përfaqësimin e Shqipërisë nga peshëngritësi Briken Calja në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Duke e konsideruar një përfaqësim të shkëlqyer, kreu i shtetit theksoi se Calja u rendit i katërti në botë, duke vendosur një rekord të ri për Shqipërinë, për herë të parë në histori me një pozicion të tillë në Lojërat Olimpike.
Advertisement
“Në vendin e katërt në botë, vetëm për 1 kg larg medaljes olimpike. Përfaqësim i shkëlqyer i Briken Caljas dhe një arritje dinjitoze për Shqipërinë”, shkruan Meta.