Policia e Tiranës ka goditur një rast të mallrave kontrabandë, ku si pasojë ka rënë në pranga një person.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale – H. B., 59 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka qenë shoferi i furgonit dhe po transportonte mallrat në drejtim të dyqanit.
Policia ka shpallur në kërkim pronarin, F. Q., 52 vjeç si dhe ka proceduar penalisht shitësen A. Q., 44 vjeçe.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Ëares”.
AdvertisementSekuestrohen mallra dhe veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.
Vihet në pranga drejtuesi i një furgoni që u kap duke transportuar mallrat e dyshuara të kontrabanduara, drejt një dyqani.
AdvertisementShpallet në kërkim pronari i dyqanit që do merrte mallrat, procedohet penalisht shitësja.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ëares”.
AdvertisementSi rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– H. B., 59 vjeç, banues në Tiranë.
AdvertisementShërbimet e Policisë, në afërsi të hyrjes së tregut të Medresesë, kanë lokalizuar dhe ndaluar furgonin me drejtues shtetasin H. B., në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra dhe veshje, të dyshuara të kontrabanduara.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këto mallra do t’i merrte shtetasi F. Q., 52 vjeç, pronari i një dyqani, i cili u shpall në kërkim.
AdvertisementNë vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja A. Q., 44 vjeçe, shitëse në këtë dyqan.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.