Veriu nën “pushtetin” e ujit/ Përmbytje masive në Lezhë dhe Shkodër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veriu nën “pushtetin” e ujit/ Përmbytje masive në Lezhë dhe Shkodër

Shirat me intensitet të lartë të rëna gjatë natës kanë bërë që dhe këtë të hënë situata e përmbytjeve në vend të jetë shqetësuese.

Në qarkun Shkodër, emergjencat civile raportojnë se rreth 1800 hektarë tokë bujqësore vazhdojnë të jenë të përmbytura, ndërsa janë rritur prurjet e lumenjve.

Niveli i ujit në Dajç shënon kotën maksimale e po ashtu dhe në liqenin e Shkodrës e në Lumin Drin.

Ndërkohë problem mbetet situata në njësinë administrative Ana e Malit. Në rrugën e Obotit niveli i ujit ka arritur mbi 80 centimetra, ndërsa kalimi bëhet vetëm me mjetet e ushtrisë. Si pasojë e përmbytjeve ujësjellësi i fshatit Oblik vazhdon të jetë jashtë funksionimit.

Advertisement

Nën ujë vazhdojnë të jenë edhe zona e Zadrimës, Gjadrit dhe Torovicës në Qarkun Lezhë, ndonëse ka pasur një rënie të lehtë të nivelit të ujit.

Ndërkohë në Durrës situata është përmirësuar ndjeshëm. Sipas shtabit të emergjencave, në Sukth janë nën ujë rreth 70 hektarë tokë bujqësore nga 250 që ishte një ditë më parë.

Ndërkohë në lumin Erzen prurjet po pakësohen ndonëse gjatë natës kanë qenë në pikën maksimale. Sa i takon situatës në Jug, lumi Vjosa nuk paraqet rrezik për banorët.

 

Advertisement

Bashkia Shkodër

 

Siperfaqe totale e përmbytur     1823 Ha

 

Advertisement
  1. Tokë e pakultivuar 526 Ha

 

  1. Foragjere të dyta, jonxhe 1115 Ha

 

  1. Grurë 95 Ha

 

  1. Bimë dekorative 80 Ha

 

Advertisement
  1. Pemtore 7 Ha

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy