Pas dokumentarit të shfaqur mbi historine e PD në 31 vjetorin e themelimit të kësaj force politike, Belind Këlliçi, kryetari i komisionit që do të drejtojë punimet e Kuvendit të Rithemelimit ka bërë me dije se ka nisur procedura për punimet dhe verifikimin e kërkesave nga delegatët, për mbledhjen e Kuvendit.
“Kuvendi i Rithemelimit të PD është jo vetëm i ligjshëm, por ka edhe aftësi vendimmarrëse”, kështu deklaroi Belind Këlliçi pas verifikimeve.
“Numri total i delegatëve të Kuvendit Kombëtar është 7646. Sekretariati më njofton se 4200 formularët e depozituar për thirrjen e Kuvendit (1912 eshte minimumi) janë firmëtarë dhe janë të pranishëm në Kuvend. Në zbatim të statutit deklaroj se ky Kuvend është i thirrur ligjërisht sipas statutit të PD-së.Në lidhje me kuorumin, sekretariati deklaron se numri i delegatëve pas verifikimit është 4934 delegatë. Numri minimal duhej të ishte 3824. Deklaroj se Kuvendi ka kuorumin e ligjshëm sipas statutit të PD dhe ka aftësi të plotë vendimmarrje nga ky çast,””, tha Këlliçi.
Bëlind Këllici më pas ia dha fjalën Oerd Bylykbashit I cili paraqiti të gjitha propozimet për ndryshimin e statutit të PD.