“Verë” në dimër, si do të jenë temperaturat në fundjavë! Çfarë sjell e hëna dhe e marta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Verë” në dimër, si do të jenë temperaturat në fundjavë! Çfarë sjell e hëna dhe e marta

Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “7pa5” në Vizion Plus ka bërë një parashikim të motit për fundjavën dhe fillimin e javës së ardhshme, ditën e hënë dhe të martë.

 

Osmani thotë se në zonat malore do të kemi reshje të pakta bore në fundjavë, por e hëna dhe e marta sjellin rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që të kemi temperatura më të larta se sa duhet të regjistrohen në muajin dhjetor.

 

Advertisement

Osmani: Dita e premte mbetet me mot të qëndrueshem. Do të ketë intervale të gjata me kthjellime gjatë paradites, ndërsa pasditja sjell vranësira, por nuk do të ketë reshje.

 

Dita e shtunë do të mbetet me mot të qëndrueshëm, do të ketë diell, kryesisht në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonën malore do të ketë vranësira të pakta.

 

Advertisement

Vranësirat ditën e diel pritet të bëhen më prezente dhe në zonat veriore, veri-lindore priten reshje bore. Do të jenë në sasira të pakta dhe jo problematike.

 

Ditën e hënë dhe ditën e martë kemi sërish përmirësim të kushteve të motit.

 

Advertisement

Edhe pse sot kemi vlera minimale deri në -4 gradë Celsius, fundjava sjell një përmirësim të temepraturave.

 

Në zonat malore do të kemi temperatura -2 gradë celcius dhe maksimumet rreth 14 gradë celcius. Ndërsa dita e hënë dhe dita e martë jo vetëm do të sjellin motin me diell, por do të kemi dhe rritje të tempertaurave.

 

Advertisement

Në orët e mesditës do të kemi dhe tempertaura deri në 17 gradë celcius duke bërë që të kemi temperatura 2 apo 3 gradë më shumë se sa duhet të regjistrohen në muajin dhjetor./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy