Partia Socialiste është e vendosur për të hyrë e vetme në zgjedhjet vendore 2023.
Këtë gjë e bëri të ditur kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili në një deklaratë për media, bëri me dije se në zgjedhjet e funsit të 2017 dhe 2019, PS ka hyrë në garë pa koalicion dhe ka arritur të fitojë.
Advertisement
“Partia Socialiste nuk ka diskutuar për koalicione dhe bashkëpunim në këtë mbledhje. PS në 2017 dhe në 2019 ka garuar e vetme, në këte aspekt ne e kemi qartësuar qëndrimin tonë”, tha Balla.