Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shkuar mëngjesin e kësaj të mërkure në selinë e PD, ku pritet të takohet me kryetarin e kësaj force politike Sali Berisha.
Në fokus të diskutimeve mes dyshes opozitare janë zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Advertisement
Meta dhe Berisha e kanë paralajmëruar edhe më herët se në këto zgjedhje do të hyjnë me kandidatë të përbashkët.
Synimi i PD në zgjedhjet e ardhshme është fitorja në disa bashki të vendit, ndërsa PL ka për qëllim këshillat bashkiakë.
Advertisement
Por, në fokus të diskutimt të tyre pritet të jetë edhe aksioni opozitar.