Të gjitha familjet që kanë përfituar një bonus qiraje për shkak se banesa e tyre është e pabanueshme nga tërmeti, do të vijojë të përfitojnë këtë pagesë deri sa të hyjnë në shtëpinë e rikonstrukturuar.
Komisioni ekonomisë miratoi shtyrjen e këtij afati duke lehtësuar njëkohësisht edhe familjet nga riaplikimi për të përfituar statusin si të pastrehë
Ky akt normativ ka një qëllim të dyfishtë. Nga njëra anë shtyn afatin për subvencionim të qirasë për një afat të pacaktuar, por nga ana tjetër shmang edhe burokracitë për të pajisur me dokumentat, çdo familje e cila duhet të aplikojë çdo vit për të përfituar statusin e të pastrehut-tha kreu i komisionit Anastas Angjeli
Advertisement
Në total gjatë vitit që shkoi u trajtuan me bonus qira rreth 14 mijë familje në qarqe te prekura nga tërmeti. Por procesi është dinamik dhe kjo shifër lëviz në varësi të rikonstruksionit të banesave
Referuar të dhënave vetëm në bashkinë Durrës 300 familje u shkëputen nga kjo skemë pasi u rikonstrukturuan banesat.-shpjegoi Doris Andoni, drejtore e strehimit
Advertisement
Për vitin aktual janë në dispozicion 1.5 mld lekë për të paguar qiranë për familjet e prekura nga tërmeti, ndërsa mbetet ende e paqartë sa prej tyre do të dalin nga kjo skemë në 2021 si pasojë e hyrjes në banesat e reja.