Vlershmëria e vizave amerikane per biznes apo turizëm duke filluar nga data 1 prill zgjatet në 10 vite nga 3 që ishte për shqiptarët.
Vendimi, sipas ambasadores Yuri Kim, është marrë në kuadër të 100 vjetorit të marrdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
YURI KIM – AMBASADORE E SHBA, TIRANE
Duke filluar nga data 1 prill, vlefshmëria për një vizë të re turistike apo biznesi zgjatet nga tre ne 10 vjet. Kjo do të thotë që nëse jeni një qytetar shqiptar që merr një vizë turistike apo biznesi në 1 prill ose më pas viza juaj do të jetë e vlefshme për dhjete vjet, jo vetëm tre. Ju do të keni mundësi të shkoni dhe të vini në Shtetet e Bashkuara në bazë të ligjeve dhe rregullave perkatëse, pa pasur nevojë të rinovoni vizën tuaj deri në 2032.
Advertisement
diplomatja thotë se tashmë me lehtësimin e procedurave të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt shteteve të bashkuara për të takuar të familjarët dhe të afërmit e tyre do e kenë me të lehtë.
YURI KIM – AMBASADORE E SHBA, TIRANE
Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të zgjatur vlefshmërinë e vizës në dhjet vjet pasqyron faktin që shqiptarët gjithnjë e më shumë po ndjekin rregullat kur vizitojnë Shtetet e Bashkuara.
Një zhvillim të rëndësishëm që do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve mes dy shteteve, e ka cilësuar vendimin e qeverisë amerkikane dhe minsitrja e punëve të jashtme, Olta Xhaçka.