VENDIMI/ Rriten pagat për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të burgjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VENDIMI/ Rriten pagat për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të burgjeve

Punonjësit e policisë që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit do të përfitojnë bonus. Lajmi u njoftua nga ministri i brendshëm, Bledi Çuçi, pas mbledhjes së qeverisë.

Vendimi i dytë është rritja e investimeve në infrastrukturë dixhitale dhe teknologji.

“Kam dy lajme shumë të rëndësishme për Policinë e Shtetit. E para ka të bëjë me rritjen e pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit. Të atyre punonjësve që ushtrojnë detyrën e tyre jashtë vendbanimit, rritje që do vijë në formë bonusi, dhe që do ti çojë deri në 150 për qind pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit. Lajmi i dytë shumë i rëndësishëm me këtë buxhet është rritja e konsiderueshme e investimeve që do bëjmë në infrastrukturën dixhitale dhe në teknologji. Kjo do rrisë efikasitetin e luftës kundër krimit dhe zbatimit të ligjshmërisë. Një nga prioritetet ka qenë zhvillimi i teknologjisë dhe investimet në infrastrukturën dixhitale”, tha Çuçi.

Po ashtu, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se do të rriten edhe pagat e punonjësve të Burgjeve, si dhe do të ketë trajtim financiar edhe për njësinë anti-korrupsion, me qëllim shmangien e korrupsioni.

Advertisement

“Lajmi i dytë i mirë ka të bëjë me suksesin e luftës ndaj korrupsionit. Sot për të ruajtur integritetin e strukturës së re, do të kemi një fond të posaçëm që të mos tundohen për tu korruptuar. Rritje e pagave për të gjithë punonjësit e policisë së burgjeve që është i barazuar me të policisë së shtetit, sipas gradave.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy