Vendimi për të mbyllur shkollat/ Zhupa: Ka vënë prindërit në vështirësi!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendimi për të mbyllur shkollat/ Zhupa: Ka vënë prindërit në vështirësi!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa  thotë se vendimi për mbylljen e shkollave për shkak të uljes së temperaturave, është një vendim që rëndon mbi prindërit shqiptarë.

 

Sipas Zhupës mbyllja e shkollave për mungesë të ngrohjes, jo vetëm që nxori në pah dështimin e kushteve minimale për ngrohje në shkolla, por ka vënë në vështirësi edhe prindërit të cilët duhet të kujdesen 3 ditë për fëmijetë.

 

Advertisement

“Mbyllja e shkollave për mungesën e ngrohjes përvec se nxorri në pah dështimin në krijimin e kushteve mininale si ngrohja në shkolla por ka vënë në vështirësi prindërit.

Kur të dy prindërit janë në punë, lënia në shtëpi e fëmijëve pa shkuar në shkollë, i vë ata në vështirësi se kush do kujdeset për ta 3 ditë. Vendime të tilla kur merren në raste të jashtëzakonshme duhet të shoqërohen me përgjegjshmërinë e vendimeve shoqëruese.

 

Sic është nxjerrja e në vendimi nga qeveria që njëri nga prindërit të ketë mundësi të qëndroj në shtëpi për këtë arsye dhe mos përballet me penaliteti financiare nga punëdhënësi! Ministria e arsimit duhet të reagoj menjëherë dhe ti kthehet përgjegjësive që i takojnë kur merr vendime të tilla”, shkruan Zhupa.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy