Vendimi i qeverisë së Kosovës lidhur me reciprocitetin për targat është pritur me reagime të ashpra në Serbi. Presidenti, Aleksandër Vucic, do ta diskutojë këtë zhvillim me përfaqësuesin e Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak i cili po viziton Beogradin pas Prishtinës.

Përveç kësaj, Vucic ka caktuar dhe një mbledhje urgjente të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, e cila do të mbahet nesër në orën 10. Nuk dihen ende vendimet që pritet të merren në atë takim.

Një reagim pati edhe kryetari i komisionit të kuvendit serb për Kosovën, Milovan Drecun. Ky i fundit tha se aksioni i forcave speciale të Kosovës në veri dihej prej kohësh dhe i bëri thirrje KFOR-it që të sigurojë lirinë e lëvizjes

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një reagim për këtë pati dhe vetë misioni i OKB duke nënvizuar se situata e sigurisë është e qëndrueshme në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.