Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese shtyu për në 7 shkurt dhënien e vendimit për shkarkimin ose jo të tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka falenderuar këshilltarët e tij ndërsa thekson se është njohur me 72 pyetjet e anetarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe brenda 48 orëve jo vetëm që do t’ua dorëzojë, por do ua lexojë edhe qytetarëve.
“Falenderoj Këshilltarët e mi për punën e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë farsës gjyqësore të iniciuar nga ish-Kuvendi monist dhe antikushtetues.
Pasi u njoha me 72 pyetjet e anetarëve të Gjykatës Kushtetuese, brenda 48 orëve jo vetëm do të dorëzojmë 72 përgjigjet, por personalisht si President i Republikës do ua lexoj të gjithë qytetarëve të Republikës përgjigjen për çdo pyetje, nga Institucioni i Kryetarit të Shtetit”, shkruan Meta.