Gjykata e Dibrës ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë qe te kaloje për gjykim çështja për katër të pandehurit e dosjes 184.
Robert Aga, Hasan Hoti, Nuri Meda e Drini Gjeçi do të gjykohen për krime zgjedhore.
Ndërkohë, trupa gjykuese nuk ka pranuar ankimin e palës paditëse (PD) për vazhdimin e çështjes ndaj Dionis Imerajt , Korab (Imer) Lala, Afrim Mikli, Arben Keshi, Bekim Krashi.
Përfaqësuesi ligjor i PD Indrit Sefa tha se me këtë vendim gjykata dështoi të japë drejtësi. Ai shtoi se do të bëhet ankim ndaj vendimit të sotëm të gjykatës.
Advertisement