Ka rinisur këtë të martë mësimi në disa fakultete.
Procesi ka vijuar të zhvillohet online, sikurse ka vendosur komiteti i ekspertëve në fillim të vitit akademik, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit.
Advertisement
Rikthimi në auditor i studentëve varet nga ecuria e pandemisë, për këtë arsye se nuk ka ende një datë.
Ndërkaq nxënësit e shkollave 9 vjeçare dhe gjimnazistët do të rifillojnë mësimin më datë 11 janar, një pjesë e tyre të kombinuar mes prezencës fizike dhe online.
Advertisement