Vendimi i Kushtetueses për zgjedhjet e 30 qershorit/ Presidenca: I zhgënjeu të gjithë, ishte kundër interesave të popullit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendimi i Kushtetueses për zgjedhjet e 30 qershorit/ Presidenca: I zhgënjeu të gjithë, ishte kundër interesave të popullit

Institucioni i presidencës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit, 2019.

 

Këshilltari ligjor i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit, ishte zhgënjyes dhe kundër interesave të popullit shqiptar.

 

Advertisement

“Gjykata kushtetuese i zhgënjeu të gjithë me vendimin për 30 Qershorin për interesa kundër popullit shqiptar. Gjykata Kushtetuese hoqi dorë nga funksioni i saj sublim dhe e shpalli veten jo kompetente. Për fat të keq GJK me vendimmarrjen e saj faktikisht e la çështjen pa zgjidhje përfundimtare. Nuk mori guximin të shpjegonte apo tu kthejë përgjigje pyetjeve që u ngritën. Këto çështje Gjykata Kushtetuese i la për përgjigje. Është e qartë se me vendimmarrjen e saj Gjykata nuk pati vullnet që ta zgjidhte këtë çështje. Ka cenuar rëndë procesin ligjor. Nuk kishte paqartësi dhe rrjedhimisht as edhe një pyetje që t’i adresohej Komisionit të Venecias.’– tha Bledar Dervishaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy