Vendimi i Kushtetueses për Metën/ Balla: 150 ditët e mbetura nuk ia çbëjnë dot figurën qesharake

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendimi i Kushtetueses për Metën/ Balla: 150 ditët e mbetura nuk ia çbëjnë dot figurën qesharake

Kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, foli sot në seancë plenare lidhur me vendimin e Kushtetues e cila vendosi të rrëzojë votimin e Kuvendit për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta.

 

Balla theksoi se nëse do kontrollonim drejtësinë do ishte shkarkuar Meta se nuk ka shqiptar në këtë vend që nuk bie dakord se Ilir Meta duhet shkarkuar.

 

Advertisement

Sipas tij, 150 ditët e mbetura të Metës në Presidencë nuk ia çbëjnë dot figurën qesharake

 

“Huqi qenka edhe i transferueshëm, nga baba te biri politik, të thuash që maxhoranca socialiste kontrollon drejtësinë sot është më e gënjeshtër se kurrë kur dje ka patur një vendim nga gjykata më e madhe në vend, që ka rrëzuar një vendim të iniciuar nga kjo maxhorancë. Nëse do kontrollonim drejtësinë do ishte shkarkuar Meta se nuk ka shqiptar në këtë vend që nuk bie dakord se Ilir Meta duhet shkarkuar. Gjykata nuk komentohet dhe në këtë aspekt, dua të tërhiqni pas cdo akuzë që keni thënë se këtu është kap drejtësia. Kushtetuesja ka dhënë një vendim ndryshe nga kuvendi. Ka thënë që kuvendi nuk ka shkelur as rregulloren as kushtetutën por ka thënë e ka shkelur por e ka shkelur butë. Ajo që dua t’ju them: ne nuk ndryshojmë mendim. Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën, 150 ditët e mbetura nuk ia çbëjnë dot figurën qesharake. Ilir Meta do bënte mirë të ikte që sot.” u shpreh Balla.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy