Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka thirrur në seancë urgjente Këshillin e Sigurisë Kombëtare të martën në orën 10:00, pas vendimit të Kosovës për ndalimin e mjeteve me targa serbe.

Sipas mediave serbe, tema kryesore e sesionit do të jetë vendimi i fundit për heqjen e targave në mjetet serbe nga autoritetet në Kosovë.

Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë pozicionuar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare Kosovë-Serbi, në Jarinje për ta siguruar zbatimin e vendimit më të fundit të Qeverisë së Kosovës. Asnjë makinë që niset nga Serbia drejt Kosovës, nuk mund të kalojë në pikat kufitare, pa u pajisur me targat e përkohshme të Republikës së Kosovës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";