Kryeministri Edi Rama pritet të dalë sot me një paketë masash për menaxhimin e kësaj krizës energjetike, pas shpalljes një ditë më parë të emergjencës për furnizimin me energji elektrike,
Një ditë më parë Rama tha se kjo krizë, e diktuar nga klima e që ka prekur të gjithë Europën, do të ketë kulmin deri në mesin e vitit të ardhshëm. Ai theksoi se edhe pas tejkalimit të krizës, çmimi i energjisë nuk do të kthehet më në nivelet e tanishme.
Sipas Ramës, ky plan masash nuk ndalon dot rritjen e çmimeve të ndikuara nga tregu ndërkombëtar, duke shtuar se qeveria do të mbrojë konsumatorët, duke filluar nga ata që janë më në nevojë, nga kjo rritje çmimesh.
Advertisement