Vendbanim 2800 vjeçar në Korçë, zbulimi bëhet nga arkeologët shqiptarë dhe ata francezë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendbanim 2800 vjeçar në Korçë, zbulimi bëhet nga arkeologët shqiptarë dhe ata francezë

Një qendër e re arkeologjike 2800 vjeçare i shtohet trashëgimisë  kulturore dhe historike  të zonës së Korçës.  Një ekip i institutit te Arkeologjisë dhe Universitetit   Montepellier,  pas disa vitesh pune ka zbuluar  të dhëna interesante  për vendbanimin , mbi fshatin Barç.

“Nga gërmimet kemi kuptuar që vendbanimi ka filluar të përdoret që në periudhën e hekurit, afërisht në shekullin e VIII p.e.s dhe është përdorur në vazhdimësi deri në periudhën qytetare ilire”, tha bashkëdrejtuesja e projektit Rovena Kurti Ruka.

Sipas arkeologëve fusha e Korçës është një nga zonat më të pasura në Shqipëri përsa i përket periudhave prehistorike

Ky vendbanim dhe zbulimet e ekipit shqiptaro francez, krijojnë një hapësirë e dimension të ri për të gjithë ata turistë që vizitojnë rajonin e Korçës./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy