
Pasi u plagos nga dy vëllezërit nga Tepelena dhe një shoku i tyre, për biznesmenin Spiro Iljadhi nuk kanë fund telashet.
35-vjeçari është ndaluar nga Policia e Sarandës sepse ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ndaj personave me të cilët ishte përfshirë në konflikt.
Advertisement
Njëri prej tyre është i ndaluar, ndërsa dy të tjerët janë shpallur në kërkim.
Ngjarja u regjistrua në orët e para të së dielës në një lagje të Sarandës, ku pas një konflikti të çastit, dy vëllezër dhe një shoku i tyre zbrazën 20 plumba kallashnikovi në drejtim të Spiro Iljadhit.
Advertisement