Vrasja e 23-vjecares Sabrina Bengaj nga ish-bashkëshorti në fshatin Zhupan ka tronditur mbarë opinionin public.

Sabrina u qëllua në shtëpinë e prondërve të saj, aty ku jetonte prej 1 viti pasi ishte ndarë nga bashkëshorti për shkak të mosmarrëveshjeve dhe dhunës që ai ushtronte.

Vitin e kaluar Elton Metaj shkoi në shtëpinë e ish-vjehrri dhe mbajti peng familjen për 5 orë me radhë me kallashnikov në dorë.

Për lëtë ngjarje ai u arrestua mirëpo u la I liri në korrik të këtij viti. Vellai I viktimes akuzon prokuroret dhe gjykatesit e cështjes që sipas tij janë të korruptuar dhe shkaktare të kësaj tragjedie.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Në 20 korrik kishte dalë nga burgu. Nuk e di, fajin e kanë e gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që nxjerrin të tillë njerëz kriminelë dhe që sot bëri hatanë e madhe, thotë Armando Benga.

 

Ai tregon edhe si ka ndodhur ngjarje e rëndë mbrëmjen e të premtes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 “Motra sa kishte ardhur nga puna dhe kishte vajtur për të ngrënë bukë. Mamaja kishte dëgjuar derën, e kishte vënë re që nuk e kishte hapur dora ime, thjesht kishte ardhur aty. Ai kishte thënë të dalë pak motra, ‘ik’ i kishte thënë mamaja ‘mos e bëj më atë gjë se njëherë e bëre’ që ndodhi 10 muaj më parë që u arrestua ai për këtë. Motrën e vrau kur po hante bukë, sa u kthye nga puna. Motra ndërroi jetë në vend, plumbi e kishte kapur në mushkëri, aq sa më thane.

 

Elton Metaj u arrestua në fshatin Peshtan të Fierit, aty ku banonte, disa orë pas krimit të rëndë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";