Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përgëzuar Lindita Nikollën për zgjedhjen si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

 

Përmes një postimi në twitter, Veliaj ka vlerësuar kryeparlamentaren Nikolla duke theksuar se një figurë si ajo do t’i bënte nder çdo kuvendi e institucioni.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Veliaj ka ironizuar edhe grisjen e fletëve të votimit nga ana e deputetëve të opozitës teksa u shpreh se kjo shpjegon ku inkurajohet ajo pjesë e vogël e shoqërisë që hedhjen e plehrave në rrugë e sheh si imitim të “tigrave prej letre” në SHQUP.

“Lindita Nikolla është një kryezonjë fisnike e qytetare që do t’i bënte nder çdo kuvendi e institucioni. Grisja e hedhja e letrave përtokë shpjegon ku inkurajohet ajo pjesë e vogël e shoqërisë që hedhjen e plehrave në rrugë e sheh si imitim të “tigrave prej letre” në SHQUP!”, shkruan Veliaj.