Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi sot besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Pas takimit me komunitetin Mysliman, Veliaj tha se viti që lamë pas ishte një vit i vështirë, ndërsa shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kanë sakrifikuar për t’u ardhur në ndihmë personave në nevojë. Ai apeloi që të gjithë duhet të sakrifikojnë pak nga vetja e tyre për të ndihmuar të tjerët.

 

“Gëzuar festën, gëzuar Kurban Bajramin. Sot kam mirënjohje dhe falënderime dhe zemrën plot mirënjohje për të gjithë ata që kanë sakrifikuar, kanë sakrifikuar kohë, energji, mund në këtë vit të vështirë. Ata që kanë qenë mjek, infermierë, zjarrfikës, shërbimet e emergjencave. Mesazhi që mora sot dhe që u frymëzova nga të gjihtë vëllezërit edhe motrat e Komunitetit Mysliman është që jemi thërritur të gjithë të shërbejmë pak nga vetja jonë për të pasur një të mirë të përbashkët. Ne sot si bashki jemi angazhuar në të gjitha qendrat sociale, sidomos tek ato që i shërbejnë të moshuarve për të shërbyer një vakt dhe për të qenë pranë atyre që ndoshta më shumë sesa të tjerët ndjejnë mungesën”, u shpreh Veliaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryebashkiaku vizitoi edhe Komunitetin Bektashi, të cilin e uroi për festën e Kurban Bajramit.