Tirana dhe Kievi do të bashkëpunojnë për të mbështetur të rinjtë gjatë European Youth Capital 2022.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u prit në një takim të veçantë nga Vitaly Klitchko, ish-kampioni i botës në boks që tashmë është kryebashkiak i Kievit.

“Vizitë e shkurtër në Kiev, për një takim me mikun e mirë Vitali Klitschko – ish kampionin e botës në peshat e rënda në boks dhe sot një super Kryebashkiak progresiv. Së bashku nënshkruam një pakt midis Tiranës dhe Kievit për promovimin dhe mbështetjen e të rinjve European Youth Capital 2022”, shkruan Veliaj në twitter.

Bashkia Tiranë ka përgatitur një kalendar të ngjeshur aktivitetesh për ta kthyer 2022 në një vit ku Tirana të dëgjohet në mbarë Europën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në përputhje me sloganin ‘Active’ janë planifikuar projekte inovative dhe gjithëpërfshirëse, që nxisin frymën e aktivizmit tek të rinjtë dhe ushqejnë potencialin e tyre.

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";