Veliaj: Shtëpinë e Dritëro Agollit do ta kthejmë në Muze

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj: Shtëpinë e Dritëro Agollit do ta kthejmë në Muze

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë dhe Bashkia e Tiranës nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi për projektin e Shtëpisë së Dritëro Agollit, në kuadër të Paktit me Universitetin.

 

Erion Veliaj sqaroi se, sw bashku me fakultetin, do të vijojë puna edhe për dy shtëpi të tjera muze: “Sarajet e Toptanasve” dhe shtëpisë së Libohovitëve.

 

Advertisement

“Projekti ynë i parë do të jetë puna për të kthyer shtëpinë e Dritëro Agollit në një shtëpi muze. Bashkia e Tiranës e ka nisur një eksperiment të tillë shumë të suksesshëm me shtëpinë Kadare, do të vazhdojmë tani me shtëpinë e Dritëro Agollit. Ndërkohë që do vijojmë edhe me dy shtëpi të tjera muze, si Sarajet dhe shtëpinë e Libohovitëve. Njëra do të adaptohet si zonë muzeale, duke qenë se ka qenë edhe ambasada e parë e SHBA në Shqipëri, legata”

 

Dekani Sabri Laçi vlerësoi këtë hap si një nismë që do t’i hapë rrugë edhe projekteve të tjera.

 

Advertisement

“Jam i sigurt që Universiteti i Tiranës e mirëpret një bashkëpunim më të gjerë me Bashkinë e Tiranës dhe ne kemi sytë tek bashkia, sepse e dimë që është ombrella që i duhet çdo qytetari të Tiranës, por edhe çdo institucioni që funksionon në Tiranë për të realizuar vepra të mira dhe vepra të rëndësishme për sot dhe për të ardhmen”.  

 

Dritëro Agolli, kolosi i letrave shqipe ka lënë pas një trashëgimi të pasur kulturore për vendin. Shtëpia e tij në “Rrugën e Dibrës”, ku jetoi e shkroi veprat , do të kthehet në muze, ashtu sikurse u bë me shtëpinë e Ismail Kadaresë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy