Në 26 Nëntor, tërmeti tragjik la pa strehë edhe familjen e Pëllumb Sulës, i cili me mund e djersë e kishte ndërtuar në fillim të viteve ’90 shtëpinë e tij në zonën e Kasharit në Tiranë.

Sot kjo familje ka hyrë në shtëpinë e re, të ringritur nga e para falë Programit të Rindërtimit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministrin Eduard Shalsi, kandidat i Partisë Socialiste në lagjjen 14 në kryeqytet, e uruan Pëllumbin për shtëpinë e re, prej nga ku siguruan edhe të gjitha familjet e tjera të prekura nga tërmeti se së shpejti do të hyjnë në banesat e reja.

“Kashari si një nga zonat më afër epiqendrës së tërmetit ka qenë ndër më të dëmtuarat, sidomos në zonën kodrinore. Humbja e shtëpisë për shumë familje është humbja e të gjithë pasurisë së tyre, por sot jemi në një ditë të lumtur pasi kemi një shtëpi të re për Pëllumbin e bashkëshorten, dy gjyshër shembullorë,” tha Veliaj duke shtuar se procesi i rindërtimit ka vijuar pandërprerë pavarësisht fushatës, pushimeve verore, apo të fundjavave.

“Ne do të vazhdojmë me rindërtimin për t’u siguruar që e mbyllim këtë vit me të gjitha shtëpitë e mbaruara dhe më të gjithë banorët e rikthyer në shtëpi më cilësore, më të mëdha e më të forta. Mos e dhëntë Zoti kurrë të kemi sfida si kjo e tërmetit, por po punojmë që të kemi shtëpi shumë më solide dhe për ta kthyer të gjithë këtë tragjedi në një mundësi për t’i bërë gjërat shumë herë më cilësore,” vijoi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe ministri Shalsi pohoi se deri në rindërtimin e shtëpisë së fundit askush nuk do të ndalet dhe nuk do të pushojë. “Sot jemi pak më të qetë kur shohim se një pjesë e familjeve strehohen në shtëpi shumë më cilësore nga ato të mëparshmet. Nuk do e bëjmë gjumin e qetë deri ditën kur të kemi rindërtuar çdo shtëpi, pallat, shkollë, kopësht e çerdhe të dëmtuar përmes programit të jashtëzakonshëm të rindërtimit,” tha ai.