Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Čeferin, i cili prej ditës së djeshme ndodhet në Tiranë për të ndjekur finalen e Konferencë Ligës, zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

 

Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Veliaj e falenderon zyrtarin e lartë të UEFA-s që bëri të mundur që sot në Tiranë të ndeshen dy skuadra të mëdha europiane.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“I lumtur që takova një mik dhe një promovues të madh të Tiranës, si Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Čeferin. Ideja e tij për të krijuar Europa Conference League solli dy skuadra të mëdha, si AS Roma dhe Feyenoord Rotterdam, në finalen e shumëpritur. Me shpresë që gjithçka të ecë mbarë, si për skuadrat, edhe për qytetin tonë,” shkruan Veliaj.