Veliaj pret homologen e Korfuzit: “‘Tirana, Kryeqytet Evropian i Rinisë’, mundësi për bashkëpunim në kulturë, edukim dhe turizëm”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj pret homologen e Korfuzit: “‘Tirana, Kryeqytet Evropian i Rinisë’, mundësi për bashkëpunim në kulturë, edukim dhe turizëm”

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara nga bashkia për Tiranën që mban stafetën e Kryeqytetit Europian të Rinisë, Veliaj priti në një takim kryebashkiaken e Korfuzit, ku në qendër të bisedimeve ishte bashkëpunimi në kulturë dhe turizëm.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

Advertisement

Mezi pres të bashkëpunojmë në shumë fusha, si kultura apo turizmi. Në vizitën time të fundit në Korfuz pashë disa prej bandave muzikore atje, dhe të frymëzuar prej tyre patëm mundësinë të krijojmë Filarmoninë e të Rinjve të Tiranës.

 

Edhe kryetarja e Bashkisë së Korfuzit, Merope Hydraiou u ndal te forcimi i bashkëpunimit mes Greqisë dhe Shqipërisë në sektorë të ndryshëm.

 

Advertisement

MEROPE HYDRAIOU

KRYETARE E BASHKISE SE KORFUZIT

“Jam e lumtur për këtë takim dhe bashkëpunim me skuadrën tuaj. Keni një skuadër fantastike, që ju mbështet. Di që Tirana ka marrë titullin “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”, si një qytet shumë i zhvilluar, dhe jam e kënaqur për këtë. Jemi fqinj të afërt dhe mendoj se është koha e duhur që mes Greqisë dhe Shqipërisë, Korfuzit dhe Tiranës, të forcojmë bashkëpunimin në fusha të ndryshme si kultura, edukimi dhe turizmi.

 

Advertisement

Pas takimit, dy kryebashkiakët inspektuan punimet te Piramida, e cila do të shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë në rajon.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy