Ekipi olimpik i cili do të përfaqësojë flamurin shqiptar në lojëtar dimërore në Pekin u prit sot në një takim nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Duke e lidhur situatën me debatin aktual me FSHF-në, ai rikujtoi se Komiteti Olimpik Shqiptar më parë ishte i mbyllur, nuk pranoheshin të rinjtë dhe nuk lejohej bashkëpunimi, kurse sot, gjërat kanë ndryshuar.
ERION VELIAJ
KREYTAR I BASHKISE TIRANE
Advertisement
“Më kujtohen zënkat me karrige kokës të Komunitetit Olimpik. Edhe peshëngritja ishte kthyer në një bunker. Por, Ja ku jemi sot! Një betejë që duket e pamundur, kur mobilizohet shoqëria, situata zhbllokohet. Tani kemi një Komunitet Olimpik të hapur, që financon dhe financohet, pra arrin të mbledhë financa edhe nga qeveria, edhe bashkitë. Kemi një Bashki që është vënë e gjitha në dispozicion të sportistëve, ndaj ky debati i fundit për futbollin nuk është vetëm debati im personal, si aksioner i FK Tiranës, apo si financues kryesor i sportit në Tiranë me terrene sportive, por është edhe një debat i shoqërisë sonë.
Veliaj u shpreh se edhe beteja e sotme me Federatën Shqiptare të Futbollit po bëhet pikërisht që talentet në futboll.
“Është e provuar se kur hapet loja, kur zhbllokohen bunkerët, kur ka ‘fair play’, kur ti e di kush janë delegatët që të votojnë, kemi talente të reja si Deni – të cilit nuk i ka thënë njeri ‘paguaj 100 mijë euro që të jesh pjesë e ekipit Olimpik’ – kjo nuk duhet të ndodhë as në futboll. Nëse kemi të rinj si Deni, që duan të luajnë futboll dhe janë më të mirët, duhet t’u jepet shansi që ta veshin fanellën kuq e zi pa kaluar nëpër këto shëmtitë banale që i dëgjojmë prej 20 vitesh.
Lojërat olimpike dimërore do të mbahen në Pekin nga data 4 deri në 20 shkurt.