Veliaj pret delegacionin suedez, kryebashkiaku vlerëson ndihmën e “Olof Palme International Center”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj pret delegacionin suedez, kryebashkiaku vlerëson ndihmën e “Olof Palme International Center”

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim përfaqësues të autoriteteve vendore dhe të partisë Social-Demokrate suedeze, të cilët vizituan kryeqytetin shqiptar dhe Bashkinë e Tiranës.

 “Jam vërtet mirënjohës sepse kemi bërë punë të jashtëzakonshme, edhe me kontratën sociale, edhe me grupet e interesit, kanë qenë këto politika të majta që na kanë çuar drejt këtyre vendimeve, si: Transporti falas për studentët, pagesa e gjysmës së konvikteve për studentët nga Bashkia e Tiranës, aksesi në teknologji dhe trajnimet në qendrën “TUMO”, të paguara prapë nga Bashkia e Tiranës, transporti falas për pensionistët nga nga 1 janari i vitit tjetër, prapë e paguar nga Bashkia e Tiranës, dhe nga shtatori tjetër ushqim falas për fëmijët në shkolla”, u shpreh Veliaj.

Teksa vlerësoi projektet sociale, kryebashkiaku Veliaj theksoi se partneriteti me “Olof Palme” është një mundësi drejt eksperiencave më të mira.

 “Tani jemi duke menduar sesi do të bëjmë qendrën më të madhe në Ballkan për të ndihmuar fëmijët e spektrit autik. Ne mund të subvencionojmë edhe transportin, edhe konviktet, edhe ushqimin, ndaj them se ia ka vlejtur investimi dhe eksperienca që kemi marrë nga vendet skandinave, por sidomos nga Suedia dhe fondacioni “Olof Palme”, për të injektuar edhe në nivelin lokal politika të mirëfillta që ndihmojnë njerëzit më shumë në nevojë”, tha Veliaj.

Advertisement

“Olof Palme International Center” është organizata ombrellë e lëvizjes punëtore suedeze  e cila punon globalisht për demokracinë, të drejtat e njeriut, paqen dhe qëndrueshmërinë, përmes një tranzicioni të drejtë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy