Kryebashkiaku i Tiranës priti sot në zyrën e tij Ambasadorin e Japonisë në Tiranë, Takada Mitsuyuki të cilin e falenderoi për mikpritjen që iu bë skuadrës shqiptare në Lojërat Olimpike të Tokios 2020.
“Falënderova Ambasadorin Takada për mikpritjen e jashtëzakonshme ndaj Ekipit tonë Olimpik në Japoni!
Advertisement
Çfarë vjen më pas? Po zgjerojmë bashkëpunimin tonë me kompanitë japoneze që investojnë në Tiranë, si dhe një shoqatë të re të arteve marciale Shqipëri-Japoni dhe shkëmbime sportive!”, shkruan Veliaj në Twitter.