Kryetari i bashkisë Erion Veliaj i është kundërpërgjigjur deklaratave të ish-presidenti Ilir Meta disa i cili krahasoi Tiranën me Kabulin për shkak të ndërtimeve pa kriter.
ERION VELIAJ
AdvertisementKRYETAR I BASHKISE, TIRANE
“E di që ka nga ata që e quajnë veten “çuna të Pazarit” dhe kanë nostalgji për Tiranën e fuksave duke e ngatërruar Tiranën me Kabulin, por fakti është ky, që, siç erdhën këta nga qytetet e tjera dhe ndërtuan jetën në Tiranë ku lindëm ne, ashtu kjo Tiranë do ofrohet edhe për studentët që janë këtu. Eshtë pa sens jo vetëm të krahasosh Tiranën me Kabulin dhe ta bësh me dashje këtë kur ke hallet e “Sigurimit”, po është racizëm banal që të thuash që kjo Tiranë po na mbyt, po na mbingarkohet, kur vetë je histori suksesi, je bërë edhe kryeministër edhe president, i ke pasur të gjithë të mirat e kësaj bote prej kësaj Tirane, që u hap për ty dhe do të hapet edhe për të gjithë të tjerët që do të vijnë, sepse është destini i Tiranës.”
Veliaj inspektoi shkollën “Bashkim Fino”, në njësinë bashkiake numër dy në kryeqytet, e cila do të hapë dyert për të mirëpritur nxënësit në shtator.
ERION VELIAJ
AdvertisementKRYETAR I BASHKISE, TIRANE
“Është vërtet një xhevahir për Njësinë 2. Kur mendoj se mesimi me dy turne ka qene problem qe kur ishim ne femije, më vjen mirë që për herë të parë kete vit nuk nuk do të flitet më per shkollat me dy turne. Kemi ndërtuar një shkollë me 1100 nxënës kapacitet, plus 150 parashkollor, praktikisht kemi zgjidhur jo vetëm problemet e të kaluarës dhe të tashmes, por edhe të ardhmes. Pra kemi lënë një hapësirë që mund të amortizojë edhe prurjet demografike të njësisë.”
Shkolla “Bashkim Fino”, është mes 12 institucioneve të reja arsimore me standarde bashkëkohore që do të jenë gati në shtator.