Veliaj për pallatin e Maks Velos: Do ringrihet më i bukur dhe më i fortë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj për pallatin e Maks Velos: Do ringrihet më i bukur dhe më i fortë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se prishja e objektit 7-katësh në Bulevardin “Zogu I”, gjë që ka marrë shumë vëmendje mediatike gjatë këtyre ditëve, ka ardhur pas vlerësimit të Institutit të Monumenteve si godinë e dëmtuar rëndë nga tërmeti. Duke komentuar reagimet e shumta sidomos për faktin se ky pallat ishte projektuar nga Maks Velo, Veliaj ironizoi duke thënë se sa kohë ishte gjallë arkitekti i njohur askush nuk e kujtoi nga ata që sot po e përdorin për të hedhur baltë ndaj njerëzve që punojnë.

 

 

“Kur arkitekti i njohur ndërroi jetë, apo kur kishte përvjetor dhe i duhej bërë varri këta analistët unë nuk i pashë në asnjë vend. Këta e duan arkitektin e njohur vetëm që të dalë në televizor kur duan t’i nxjerrin sytë apo t’i vënë stërkëmbëshin dikujt që po punon. Për sa kohë që Instituti i Ndërtimit thotë se, “kemi shumë nostalgji për shkollën në Pezë, por tërmeti e shkatërroi, ndaj duhet ta bëjmë më të madhe, më të bukur dhe më të fortë”, atëherë do iu bindemi inxhinierëve,” tha Veliaj.

Advertisement

 

Nga ana tjetër kryebashkiaku tha se me të njëjtën procedurë janë ringritur sot shkolla për të cilat po ashtu është hedhur baltë nga politika me qëllimin e vetëm për të bllokuar punët e bashkisë.

 

“Edhe atëherë thanë: “Si do prishet shkolla në Pezë?!” Po si do bëjmë? Do e kthejmë shkollën në një rrënojë ku mësojnë fëmijët tanë, apo do ta prishim sigurisht duke ruajtur kujtimet? Pashë shumë prej stendave të historikut të shkollës. Pashë shumë prej stendave të punëve të shkollës. Ato patjetër që janë gjërat që do i ruajmë, por llaçi e tullat që ishin ndërtuar në një tjetër shekull, me të tjera standarde, që nuk i bënë ballë sfidës që na solli natyra do të duhet të prishen që të ndërtohet diçka më e madhe, më e bukur dhe më e fortë dhe kjo vlen për çfarëdo lloj projekti,” deklaroi Veliaj.

Advertisement

 

Ne nuk mund të kemi ngrehina shtoi kreu i Bashkisë që mund të kthehen në burime fatkeqësie, vetëm sepse dikush ka nostalgji.

 

“Nëse nuk mban, ne do marrim vendime të guximshme, do kërkojmë ndihmë nga miqtë, do punojmë me të gjithë bashkëpunëtorët, do kërkojmë vëllezër e motra kudo që i kemi nëpër botë që të ringrihemi më të fortë dhe unë them që sot në Pezë ne jemi ngritur më të fortë seç ishim në 26 nëntor 2019, kur ra tërmeti,” u shpreh Veliaj në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë së përurimit të shkollës “16 Shtatori” në Pezë të Madhe.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy