Veliaj në Njësinë 1: “PD-ja shton infektimet, ne rrisim vaksinimet; jetët janë më të rëndësishme se votat”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj në Njësinë 1: “PD-ja shton infektimet, ne rrisim vaksinimet; jetët janë më të rëndësishme se votat”

Bllako ishte nje nga risite e listes se Tiranes pas angazhimit te tij te deritanishem ne menaxhimin e nje sektori jetik e shume te rendesishem si ujesjellesi.

 

Teksa u prezantua nga drejtuesi politik i qarkut Erion Veliaj, Bllako premton t’u japë zgjidhje në mandatin e tretë.

 

Advertisement

“Është kënaqësi e veçantë që jam pjesë e këtij ekipi fitues të Partisë Socialiste në Tiranë, por më së shumti jam i nderuar që jam përfaqësues në Njësinë 1, një njësi e cila ka ditur të mbështesë me zemër Partinë Socialiste dhe i ka dhënë mundësinë që, përgjatë këtyre 8 viteve, të jetë në krye të punëve të vendit, duke ndërmarrë të gjitha ato reforma transformuese. Përgjigja ndaj tërmetit dhe pandemisë janë të pakrahasueshme. Sigurisht që, 4-vjeçari i ardhshëm, tani që kemi filluar edhe një proces vaksinimi masiv, do jetë një 4-vjeçar në të cilin ne do të hyjmë në një ritëm tjetër të zhvillimit ekonomik, janë një tërësi reformash jetike, infrastrukturore të cilat do t’i japin tjetër hov zhvillmit që nga Porti i Durrësit, projektet aeroportuale, hekurudhore, HEC-i i Skavicës, TEC-i i Vlorës e të tjera me radhë. Por ajo që dua të theksoj është që ky është një mandate, në të cilin ne do të jemi më pranë qytetarëve duke rritur pagën minimale e pagën mesatare dhe duke mbështetur biznesin e vogël nëpërmjet politikave lehtësuese fiskale me 0 taska dhe tatim-fitimi deri në vitin 2029,” .

 

Kandidati Alfred Muharremi e fokusoi fjalën e tij te politikat sociale.

 

Advertisement

“Partia Socialiste, për herë të parë në 30 vite, na jep mundësinë që të jemi edhe ne pjesë e procesit të vendimmarrjes duke bërë pjesë të ekipit të saj fitues të 25 prillit edhe të rinjtë, të cilët vijnë nga kategori të ndryshme sociale, siç jam edhe unë që jam rritur në fshatin SOS. Unë do vijoj të kërkoj edhe më shumë siguri për këtë kategori. Në Partinë Socialiste, me vizionin e saj për ta transformuar Shqipërinë, ne kemi qasje që të jemi edhe ne pjesë e ndryshimit dhe të kemi mundësi që edhe ne, në të ardhmen, të krijojmë familjet tona na kanë munguar,” tha ndër të tjera ai.

 

Kryebashkiaku Veliaj e vuri theksin tek nevoja për të ecur përpara me procesin e vaksinimit dhe të rindërtimit.

 

Advertisement

“Dy mundësi janë në këto zgjedhje: ose shtojmë infektimet, ose shtojmë vaksinimet. Qartazi ka një parti që po shton vaksinimet, ka edhe një grupim tjetër që, me gishtat përpjetë, “kcena mbi tavolina e makina”, po shton infektimet. Unë besoj se diferenca është shumë e qartë kush janë të përgjegjshëm dhe duan më të mirën dhe kush janë të papërgjegjshëm dhe duan më të mirën vetëm për veten e tyre. Unë besoj se jetët janë më të rëndësishme se votat. Ka një pjesë që beson se votat janë më të rëndësishme se jetët, e kam provuar këtë edhe në ’97 ku vdiqën jo pak njerëz, edhe në ’98, edhe në Gërdec, edhe në 21 janar, ku për hir të pushtetit dhe të votave u morën jetë njerëzish,” tha Veliaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy