Veliaj në banesën e re të familjes Trimi në Ndroq: Do të përfundojmë infrastrukturën arsimore në Ndroq, Pezë dhe Vaqarr

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj në banesën e re të familjes Trimi në Ndroq: Do të përfundojmë infrastrukturën arsimore në Ndroq, Pezë dhe Vaqarr

Familja e Muhamed Trimit në Ndroq ka hyrë në shtëpinë e re, të rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Në këtë zonë, njësoj si familja Trimi, janë edhe 100 banesa të reja, ku po punohet për të rritur standardin e jetesës për familjet që do të strehohen në to.

 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shprehu mirënjohjen të gjithë atyre që kanë punuar, edhe në kushte të vështira pandemie dhe temperatura të larta, për të mbaruar në kohë shtëpitë e reja. “Në Ndroq kemi një paketë me 38 shtëpi, ndërkohë kemi edhe një lagje me 74 shtëpi të tjera. U jemi shumë mirënjohës të gjithë atyre që e kanë bërë natën ditë për të kapur afatet dhe për t’u siguruar që, brenda verës, shumica e familjeve në Ndroq futen në shtëpitë e reja. Sot këto familje kanë një shtëpi shumë më të fortë se ajo që kishin, dhe që me gjasë do jetë këtu për 100 vitet e ardhshme, me kushte më të mira, me hapësirë më të madhe dhe më komode se ajo që prishi tërmeti”, tha ai.

 

Advertisement

Veliaj u shpreh se operacioni i rindërtimit po i afrohet fundit, ndërsa siguroi se krahas shtëpive të reja, është menduar për gjithë infrastrukturën ndihmëse dhe ofrimin e shërbimeve pranë komunitetit.

 

“Po i afrohemi fundit të operacionit shumë të madh për rindërtimin e shtëpive. Pra, po përfundojmë shtëpitë individuale, plus lagjen e re, e pastaj do të përfundojmë gjithë infrastrukturën arsimore në zonën e luginës së Erzenit, këtu në Ndroq, në Pezë dhe në Vaqarr. I themi lamtumirë krizës që na solli tërmeti, për t’u fokusuar tek gjithë energjia e mirë që na duhet për të promovuar më shumë zonën, për t’u fokusuar më shumë te bujqësia, për t’u fokusuar më shumë që këta fëmijë të kenë arritje të jashtëzakonshme edhe në arsim, në shoqëri, në sport. Tani që ikën, i harrojmë kollaj, por atëherë ishte nevoja që të kishim besim te njeri-tjetri, që do vinin ditë më të mira, do vinin kushte më të mira”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

 

Advertisement

Banesa e re 2+1 e Muhamed Trimit u ndërtua falë programit të Rindërtimit, më e fortë, me materiale cilësore dhe me hapësira më të mëdha e me kushte më të mira se më parë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy