Veliaj me të rinjtë: Puna e mirë flet vetë, s’kemi nevojë të premtojmë avionë falas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj me të rinjtë: Puna e mirë flet vetë, s’kemi nevojë të premtojmë avionë falas

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një takim me grupet dhe shoqatat rinore të qarkut, tha se Partia Socialiste për zgjedhjet e 14 majit do të zhvillojë një fushatë modeste dhe me kosto të ulët.

 

“Ne duam të organizojmë një fushatë modeste, me koston më të ulët, pa sponsorizime, pa shpenzime; përkundrazi, duam të gjejmë disa mënyra kreative se si buxhetin që na jep KQZ-ja për fushatën, t’ia kthejmë komunitetit si investim për të mbjellë dashuri dhe bashkim, jo për të mbjellë sherr e përçarje. KQZ-ja duhet të shqetësohet për partitë pa logo, pa fonde nga shteti. Si mund të sponsorizohen ato? Kush janë sponsorët e tyre? Sponsorizojnë çekun e bardhë dhe avionë falas, ndërkohë që ne nuk kemi fare nevojë për këto. As nuk duam ta bëjmë, as nuk kemi nevojë për këto sepse puna flet vet”, tha Veliaj.

 

Advertisement

Kryebashkiaku Veliaj kishte edhe një pyetje për kundërshtarët politikë “pa logo”: “E keni vënë re në rrjetet sociale këta që kandidojnë në partinë e Ilir Metës, por koalicioni është pa logo. Çdo ditë harxhojnë mijëra euro vetëm për të sponzorizuar Facebook-un sepse edhe ata e kanë kuptuar që janë një minorancë. Mund të bëjnë shumë zhurmë, por fakti që detyrohen të sponsorizojnë a thua se nuk e dinë njerëzit kush është Ilir Meta apo Sali Berisha dhe po sponsorizojnë që t’i njohin më mirë bëmat e tyre? Do të thotë që dikush ka hall. Pse nuk sponsorizon PS, pse nuk sponsorizojnë edhe kandidatët tanë? Sepse ne besojmë që punët tona duken kudo”, u shpreh ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy