Veliaj me personalitetet e Njësisë 3: Nderojmë e vlerësojmë heronjtë tanë, jo anti-heronjtë që dinë vetëm të shajnë e përçajnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj me personalitetet e Njësisë 3: Nderojmë e vlerësojmë heronjtë tanë, jo anti-heronjtë që dinë vetëm të shajnë e përçajnë

Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, hero është ai që ndihmon dhe bashkon, e jo ai që shan e përçan. Në turin e Njësisë 3 në kryeqytet, Veliaj, i shoqëruar nga deputetja PS e zonës, Klotilda Ferhati, vlerësoi me certifikata mirënjohjeje njerëz që kanë dhënë kontribut maksimal për komunitetin ku jetojnë dhe punojnë. Bashkë me mirënjohjen për ta, kreu i Bashkisë dha edhe një mesazh.

 

Duke promovuar të mirët e shoqërisë sonë, frymëzojmë edhe të tjerët; vetëm duke promovuar ata me vlera, u tregojmë edhe fëmijëve si duhet të bëhemi kur të rritemi, kë duhet të kemi hero. Hero nuk është bllokuesi, hero është punëtori; hero nuk është qaramani, hero është ai që mbledh veten dhe ecën përpara; hero nuk është ai që përçan, hero është ai që bashkon; hero nuk është ai që urren e shan njerëzit përditë, hero është ai që dashuron dhe shëron njerëzit përditë. Unë jam shumë i nderuar që sot vlerësojmë heronjtë e shoqërisë tonë dhe jo anti-heronjtë. Heronjtë janë sipërmarrës, mjekë, oficerë, ushtarakë, sportistë, mësues, njerëz që na kanë dhënë të kuptojmë që në ditët më të vështira, këta njerëzit e mirë e kanë mbajtur shoqërinë të ngjitur, tamam si ai mastiçi që ngjit copat, në ditët më të vështira”, u shpreh Veliaj.

 

Advertisement

Mësuesja Flora Haka e falenderoi kryetarin e Bashkisë për ndryshimet e bëra në zonën ku ajo banon.

 

“Kam punuar prej vitesh mësuese, nga cikli i ulët 9-vjeçare dhe të mesme, por sot po më duket sikur jam mësuese 18-vjeçare dhe e kam ndjerë veten mësuese te shkolla që, kur kaloj tani, është ngritur madhështore mbi themelet e atyre klasave ku kemi dhënë mësim, shkolla Kosova. Faleminderit shumë kryetar, jo vetëm unë, por gjithë brezi im që ka provuar emocionet në atë shkollë. Unë jam nga lagjja Shehler dhe kur kam shkuar sivjet për ta parë, në atë lagje ishin bërë shumë ndryshime. Bravo Erion”, u shpreh ajo.

 

Advertisement

Disa prej emrave të njohur për komunitetin e Njësisë 3, që u nderuan me certifikata mirënjohjeje për kontributin e vyer që kanë dhënë në këtë zonë janë: Roland Tito, Floreta Xhafaj, Kiço Noti, Flora Haka, Alma Pula, Renato Kurti, Drini Hoxha, Amar Koçi, Tefta Pajenga, Bukurie Hafizi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy