Zgjatimi i lumit Lana do të vijojë nga pallati me shigjeta deri në Kashar. Kryebashkiaku Veliaj inspektoi punimet ndërsa tha se ky investim do të rrisë vlerën e pronave gjithë gjatësisë se lumit.
ERION VELIAJ
KREYTAR I BASHKISE TIRANE
Advertisement
Kemi mbërritur me zgjatimin e Lanës deri në Shkozë, ndërkohë që më në fund kemi finalizuar marrëveshjen me Bankën Evropiane të Investimeve për zgjatimin tjetër nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar, që Tirana të ketë realisht një aks kryesor buzë lumit i cili jo vetëm sjell hijeshi, por rrit në mënyrë të paimagjinueshme vlerën e pronës. Do të ketë akses për makinat, se janë korsi dhe bulevarde me 3 kalime në secilën anë.
Veliaj njoftoi se Bashkia e Tiranës do të sjellë edhe një linjë transporti publik.
“Bashkia e Tiranës do të vendosë edhe transportin publik që të sigurohemi që i njëjti shërbim që është në pjesën e Tiranës së vjetër, të vazhdojë edhe në pjesën e Tiranës së re. Po lidhemi me një tjetër projekt, që është projekti i Unazës së Madhe, ku sapo është hapur mbikalimi në Farkë dhe praktikisht vetëm duke ndjekur këtë Bulevard përgjatë Lanës, lidhemi deri në Lundër me Unazën e Madhe.
Në segmentin përgjatë Lumit Lana nga Materniteti i Ri deri te rrethrrotullimi i Shkozës, është drejt përfundimit shtresa e asfaltit dhe shtresa e tapetit anash lumit.