Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot ish-kryeministrin Italian, Romano Prodi, të cilit i dhuroi në shenjë mirënjohje dhe respekti Kullën e Sahatit.

 

Në bisedën që zhvilloi me ish kryeministrin Prodi, Veliaj kujtoi kohën e vështirë të viteve 1997-‘98, kur ai vizitoi Shqipërinë dhe tha se sot është një nder që kthehet sërish në kryeqytetin shqiptar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prodi u shpreh i lumtur me ndryshimet e mëdha që ka gjetur sot në Tiranë. “Kam shumë kujtime kur vij në Tiranë sepse kam ardhur këtu në momente ngjarjesh tragjike. Kthehem me një shpirt vëllazëror dhe kur shoh se si kanë ndryshuar gjërat, se sa keni përparuar, është prekëse për mua. Uroj që raportet mes Italisë dhe Shqipërisë të jenë gjithmonë e më të ngushta”, u shpreh ai.

 

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që mirëpresim sot një mik shumë të madh të popullit shqiptar, të qytetit të Tiranës dhe të qytetit të Vlorës, ku ai është Qytetar Nderi, kryeministrin e jashtëzakonshëm italian, Romano Prodi – një mik, një vëlla i ditëve të vështira të Shqipërisë. Është kënaqësi e veçantë që Universiteti i Mjekësisë i jep titullin “Honoris Causa”, sepse vërtet kauza e tij ka qenë një kauzë nderi, sidomos në ato ditë të vështira të viteve ‘97-’98, në një tranzicion kur Shqipëria ishte pa shtet dhe ku mbizotëronte kaosi, sidomos në qytete si Vlora, ku dhe rendi publik ruhej në mënyrë të improvizuar. Ato skena epike të ardhjes me helikopter dhe fjalët për të qetësuar situatën e për të dhënë një fije shprese do të ngelen të paharruara edhe për brezin tone, që ishim shumë të vegjël dhe sidomos për brezin e prindërve tanë, që i mbajnë mend ato kujtime”, u shpreh Veliaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";