Dy familje në Farkë morën çelësat e shtëpive të reja pasi banesat e tyre u demtuat nga termeti i 26 nentorit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi familjet e vëllezërve Bardhi ku u shpreh krenar për punën e bërë në kohë rekord.

 

“Sot them me plot gojën që Farka është vendi i mundësive. 118 shtëpi janë bërë. Ne do ta përfundojmë verën me kryerjen e të gjithë punimeve në shtëpitë individuale. Fakti që sot njerëzit jo vetëm i kanë shtëpitë më të mira, jo vetëm i kanë më dinjitoze, jo vetëm i kanë më të mëdha, por edhe në vende më të mira. Besoj që edhe si vlerë, jo vetëm për nga vendndodhja, por edhe cilësia e punimeve, sot secili është gdhirë më i pasur se ç’ishte dje. Me një shtëpi që vlen më shumë në treg, se sa vlente dje”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më tej Veliaj u ndal dhe tek lagjia e re, ajo tek 5 Maj ku tha se po vijohet me ritme të shpejta për ndërtimin, ndërsa dha lajmin e mirë se Ambasada Amerikane po kontribuon në ndërtimin e një shkolle të re në zonën e Farkës së Madhe.

 

“Fati i madh është që kemi ecur shumë mirë edhe me lagjet e reja. Po mbarojmë pallatet e para tek “5 Maji”. Janë 3500 apartamente që do të akomodojnë ata që gjatë kësaj kohe kanë qenë me bonos qiraje, pra për të mos u sfilitur nëpër çadra, nëpër palestra, nëpër kontejnerë, por për t’u sistemuar në një shtëpi me qira, derisa të ndërrojnë qiranë e një shtëpie me çelësin e shtëpisë së re, që do të jetë edhe shtëpia e tyre definitive. Ndërkohë që është lajm fantastik. Unë nuk e dija. E dija që ambasada amerikane po kontribuonte me një shkollë, por nuk e dija që ishte shkolla e Farkës, edhe i shtohet një buqete të 20 shkollave që po marrin drejtim në Tiranë”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne zonen e 5 majit eshte parashikuar ndertimi in je lagje teresisht te re, per te strehuar familjet, banesat e te cilave u demtuan nga termeti