Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët pati një debat të gjatë dhe të vazhdueshëm mes Erion Veliajt dhe Jorida Tabakut.
Kryebashkiaku publikoi dokumentin që ish-kryebashkiaku Basha në 2013 ka nënshkruar ku thuhet: “Miratoj studimin e fizibilitet, thotë vendosa, vendosa vetë për koncesionin për menaxhimin e mbetjeve të qytetit. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet komisioni.”
Pjesë nga debati:
Tabaku: Pse gënjeve në këtë komision? Pse bërë dëshmi të rreme
Veliaj: Ju ftoni kryetarin aktual të Bashkisë, dhe nuk ftoni Bashën që në 2013, pa këshillin. Thotë: Miratoj studimin e fizibilitet, thotë vendosa, vendosa vetë për koncesionin për menaxhimin e mbetjeve të qytetit. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet komisioni. I thotë Basha këto, vendim pa Këshill.
Tabaku: Thuaji anëtarëve të komisionit ta thërrasin në komision. Z.Veliaj, pse gënjyet për përgjegjësinë tuaj në lidhje me koncesionarin e Tiranës?
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Veliaj: Për çdo dëshmi do të mund në gjykatë. Të nxori Gjykata shpifëse për Sami Frashërin. Kontraktori i Sami Frashërit, është edhe kontraktori i vilës tënde.
Tabaku: Z.Veliaj unë çdo gjë e kam të deklaruar. Problemi është me ju. Ajo që po bëni ju është e pandershme Nuk kam nevojë t’i fsheh pasuritë siç e bën ti. Nuk kam pasur nevojë t’i fsheh të ardhurat e mia që para se të futesha në politikë. Problemin e ke ti.